Tottenham zyrtarizoi pasditen e sotme largimin e Igor Tudor pas vetëm 7 ndeshjeve, ku kroati fitoi pesë prej tyre, njërën e fitoi dhe tjetrën barazoi.
Klubi londinez është në një moment tejet të vështirë, duke u renditur në vendin e 17-të dhe duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në elitë për sezonin e ri.
Pavarësisht se janë përmendur disa ish-trajnerë për të marrë drejtimin e përkohëshëm të ekipit si Harry Redknapp, Tim Sherwood apo dhe Glenn Hoddle, por mediet angleze zbulojnë dhe një prapaskenë të veçantë.
Sipas burimeve të ndryshme, Tottenham mund t’i besojë rolin e trajnerit të përkohshëm, mbrojtësit të ekipit, Ben Davies, i cili është lojtari me kohën më të gjatë te londinezët, por që nga janari është i dëmtuar.
Ndërkohë, për sezonin e ri kandidati kryesor për të marrë drejtimin e përhershëm të ekipit është italiani Roberto De Zerbi, duke shpresuar se Tottenham do vazhdojë të jetë në Premier League edhe sezonin e ri.
The post Tottenham gati të surprizojë botën, do i besojë postin e trajnerit mbrojtësit të ekipit? appeared first on Telesport.










