Ndeshja përmbyllëse e javës së 18-të në Premier League, mes Crystal Palace dhe Tottenham, është mbyllur 0-1 për londinezët. Vendimtar ishte goli i Archie Gray në minutën e 42-të. Pedro Porro kroson nga këndi, Richarlison pason me kokë, Gray dërgon po me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Tottenham. SHIHGOLIN
Në minutën e 75-të, Richarlison dyfishoi shifrat për Tottenham, por festa e brazilianit shkoi dëm. Goli i tij u anullua për pozicion milimetrik jashtë loje. SHIHVIDEON
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Tottenham rigjen fitoren pas dy humbjeve rresht dhe renditet tani në vendin e 11-të me 25 pikë, ende shumë larg zonës së Europës. Crystal Palace pëson humbjen e tretë rresht dhe tani renditet në vendin e 9-të me 26 pikë.
The post Tottenham e mbyll vitin me fitore, por ende larg zonës së Europës (video) appeared first on Telesport.










