Tottenham dhe Liverpool drejt marrëveshjes së bujshme, gati transferimi i mesfushorit për 35 mln euro

Kjo është java e fundit e afatit kalimtar të merkatos dimërore dhe klubet e mëdha kanë mundësinë e fundit për t’u forcuar për pjesën e mbetur të sezonit. “CaughtOffside” zbulon se kjo javë mund të jetë vendimtare për arritjen e marrëveshjes mes Tottenham dhe Liverpool, ku londinezët kërkojnë transferimin e Curtis Jones.

Mesfushori anglez i cili luan një rol dytësor në formacionin e Arne Slot mund të bëjë lëvizjen surprizë këtë javë, siç është transferimi te Tottenham. Pas transferimit të Cono Gallagher nga Atletico Madrid për 40 milionë euro, Tottenham është gati të bëjë një tjetër përforcim të rëndësishëm për mesfushën dhe objektivi është Curtis Jones.

Sipas raportimit në fjalë, Tottenham ofron 35 milionë euro për mesfushorin anglez 24-vjeçar. Ndërkohë që te Liverpool janë duke e menduar me kujdes këtë ofertë dhe deri tani nuk ka ende një përgjigje zyrtare.

The post Tottenham dhe Liverpool drejt marrëveshjes së bujshme, gati transferimi i mesfushorit për 35 mln euro appeared first on Telesport.