Totaj për mandatin e ri: Do të punojmë për ujë të pijshëm për secilën shtëpi në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm për çdo familje mbetet një nga prioritetet kryesore për mandatin e ri.

Ai gjithashtu bëri me dije për arritjet gjatë mandatit të kaluar, duke përmendur vendosjen e impianteve të reja në Shadërvan për parandalimin e fatkeqësive si zjarret.

“Furnizimi i vazhdueshëm dhe i sigurt me ujë të pijshëm është nevojë thelbësore për çdo familje dhe për komunitetin tonë në përgjithësi.

Mandati ynë i ri do të përqendrohet fuqishëm në këtë aspekt, për të garantuar që asnjë shtëpi në Prizren të mos mbetet pa këtë shërbim jetik” – tha Kryetari Totaj. Ai shtoi se gjatë mandatit të kaluar është bërë një hap i rëndësishëm me vendosjen për herë të parë të impianteve në lagjen Shadërvan, që do të ndihmojnë në reagimin e shpejtë në rast fatkeqësish, si zjarret.

“Impiantet e vendosura në Shadërvan janë një shembull i qartë i përkushtimit tonë për sigurinë e qytetarëve.

Këto do të jenë ndihmë e madhe për ekipet e emergjencës në raste krizash dhe do të kontribuojnë në mbrojtjen e jetës dhe pronës” – theksoi Totaj. Komuna e Prizrenit vazhdon punën për t’i avancuar projektet e zhvillimit dhe për ta përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. #PrizreninNëPunë #PDK191 Bashkohu në:

Ballina

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e mekanizmave kundër falsifikimit të kartëmonedhave euro, duke e vendosur Kosovën më pranë standardeve të Bashkimit Evropian në këtë fushë. Marrëveshja u nënshkrua nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, dhe presidentja e BQE-së, Christine Lagarde. Sipas njoftimit zyrtar, ky hap shënon një moment të rëndësishëm në integrimin e BQK-së në rrjetin profesional të Eurosistemit dhe partnerëve ndërkombëtarë përmes Sistemit të Monitorimit të Falsifikimeve të BQE-së (CMS). “Përmes kësaj marrëveshjeje, BQK do të ketë qasje në mekanizmat operativë të BQE-së të dizajnuar për të parandaluar dhe luftuar falsifikimin e kartëmonedhave euro”, thuhet në komunikatën e institucionit kosovar, ku theksohet se bashkëpunimi do të përfshijë edhe shkëmbimin e informacionit teknik dhe ndërtimin e kapaciteteve vendore. Ky projekt është zhvilluar me mbështetjen e Bankës Kombëtare të Kroacisë dhe institucioneve relevante të Kosovës në kuadër të TAIEX-it të BE-së, duke synuar krijimin e Qendrës Kombëtare Kundër Falsifikimit dhe të Sistemit Kombëtar për Monitorimin e Falsifikimeve. BQK vlerësoi rolin e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të BQE-së, dhe riafirmoi përkushtimin për modernizimin e përpunimit të parasë, rritjen e vetëdijes publike dhe avancimin e Kosovës drejt integrimit të plotë në praktikat e përbashkëta të BE-së.