Partia Demokratike e Kosovës në Prizren sot ka mbajtur Kuvendin zgjedhor të degës për zgjedhjen e kryetarit të ri për mandatin e ardhshëm.
Shaqir Totaj është zgjedhur kryetari i degës së PDK-së në Prizren. Totaj në garë ishte i vetëm pa kundërkandidat.Mandatin e kaluar kjo pozitë është udhëhequr nga Minir Krasniqi.
Total në zgjedhjet e fundit komunale ka kandiduar për të parin e Prizrenit, por në balotazh kishte humbur nga Mytaher Haskuka.