Totaj mesazh falënderimi qytetarëve të Prizrenit, kërkon besimin edhe për një mandat

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u është drejtuar qytetarëve me një video-mesazh falënderimi në prag të hapjes së kutive të votimit, duke shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e treguar gjatë gjithë fushatës dhe në rundin e parë të zgjedhjeve.

“Të dashur qytetarë, tani kur po afrohet momenti i hapjes së kutive të votimit, po ju drejtohem me këtë video-mesazh falënderimi për secilën derë të ngrohtë që më keni hapur, çdo dorë të shtrënguar dhe për besimin në rundin e parë,” ka thënë Totaj.

Ai ka theksuar se gara ende nuk ka përfunduar dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votim më 9 nëntor.

“Por gara ende s’ka përfunduar, prandaj ju ftoj të gjithëve pa dallim që të dalim edhe njëherë të dielën masovisht për të votuar për një Prizren që punon 24 orë, që zhvillohet dhe që nuk kthehet prapa,” ka shtuar ai.

Në fund të mesazhit, Kryetari Totaj ka falënderuar edhe njëherë qytetarët për besimin e dhënë, duke uruar që procesi zgjedhor të përmbyllet me sukses.

“Ju faleminderit dhe na priftë e mbara!” ka përfunduar ai.