Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vizitoi sot disa nga familjet që kanë përfituar nga projekti “Rregullimi i kulmeve për kategoritë sociale dhe familjet në vështirësi ekonomike”, që po realizohet nga Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Gjatë vizitës, kryetari Totaj theksoi rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e jetës së qytetarëve në nevojë.
“Sigurimi i një strehe të sigurt është e drejtë themelore. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë familjeve që kanë më së shumti nevojë për mbështetje” – u shpreh ai.
Deri më tani, nga ky projekt kanë përfituar 73 familje, si në qytet ashtu edhe në fshatrat e Komunës së Prizrenit. Përmes këtij investimi, familjeve u është ofruar jo vetëm përmirësim i infrastrukturës së shtëpive të tyre, por edhe ndjesi më e madhe sigurie dhe dinjiteti.
Sipas tij, investimet kanë prek fshat e qytet duke përfunduar shumë nevoja e emergjenca. Tani në mandatin e dytë, është koha për projekte të mëdha!