Manchester United e nisi me humbje sezonin e ri në Premier League, duke u mundur 0-1 në “Old Trafford” nga Arsenal. Klubi i drejtuar nga Ruben Amorim tregoi që ende nuk e ka marrë formën e duhur për sezonin e ri.
Prej ditësh, Man. United është në bisedime me Brighton për transferimin e Carlos Baleba, por çmimi i tij është shumë i majmë, 130 milionë euro. talkSPORT raporton se drejtuesit e United kanë hequr dorë nga Baleba dhe janë hedhur në sulm për të bërë një goditje surprizuese, e cila do jetë e fundit për këtë merkato.
Objektivi i ri i United është mesfushori i talentuar i Crystal Palace, Adam Wharton. 21-vjeçari ka qenë fantastik në sezonin e kaluar, ku nidhmoi ekipin e tij të fitonte Fa Cup dhe po ashtu e ka nisur sezonin e ri në mënyrë fantastike në dy ndeshjet e para. Në finalen e Community Shield ndaj Liverpool ishte një nga më të mirët në fushë, po ashtu edhe sot ndaj Chelsea-s në ndeshjen e parë në PL.
Sigurisht që transferimi i Wharton nuk do të jetë aspak i lehtë, por drejtuesit e United janë të bindur se mund ta arrijnë atë përmes një oferte të mirë ekonomike. Ende nuk flitet për shifra, por kosto e transferimit mund të shkojë deri në 60 milionë euro.
The post “Torta” për në fund! Man. United ndryshon objektiv, gati të bëjë surprizën e merkatos me këtë lëvizje appeared first on Telesport.