Torta mrekullibërëse…; Wanda Nara zbulon si rrëmbeu zemrat e Maxi Lopez dhe Icardi

Wanda Nara, në programin argjentinas “MasterChef Celebrity”, rrëfeu se si ka fituar zemrat e ish-bashkëshortëve të saj, Maxi Lopez dhe Mauro Icardi. Sipas saj, sekreti kryesor ishte torta e saj e mollëve, që nuk ishte vetëm një recetë familjare, por “talisman sentimental”: “Ajo lloj torte më solli suksesin”, – tha ajo pa hezitim.

Torta kishte rol vendimtar në martesën e parë me Maxi Lopez, që solli edhe tre fëmijë; më pas në marrëdhënien me Mauro Icardi, e shoqëruar nga ekspozimi publik dhe momente të turbullta. Wanda tregoi se partnerët e saj e adhuronin mollën, duke e bërë ëmbëlsirën pjesë të një rituali të konsoliduar familjar.

Anekdota ka nxitur kureshtje te miqtë dhe familjarët, përfshirë motrën Zaira Nara, që po i kërkon recetën, e bindur se ëmbëlsira sjell fat. Wanda e rrëfeu me humor: “E panë që funksiononte, ndaj po ma kërkojnë recetën e tortës mrekullibërëse”.

 

The post Torta mrekullibërëse…; Wanda Nara zbulon si rrëmbeu zemrat e Maxi Lopez dhe Icardi appeared first on Telesport.