Tornado në SHBA, shkaktohen dëme të mëdha e ka edhe të vdekur

Pamjet e filmuara me dron, por jo vetëm, tregojnë dëmet katastrofike të shkaktuara nga një tornado e fuqishme që goditi Misurin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila i mori jetën edhe 3 personave.

Ndërtesa të shkatërruara totalisht, të tjera të dëmtuara, linja korrenti të këputura dhe pemë të rrëzuara. Ndërsa dy nga viktimat 86 dhe 83 vjeç u gjetën të pajetë rreth 200 metra larg nga banesa e tyre.

Kevin Stitt, guvernator i Oklahomës, deklaroi: “Qytetarët duhet të tregojnë kujdes dhe t’u binden personave të angazhuar në menaxhimin e emergjencave”.

Por e moti i keq duket se nuk ka përfunduar. E premtja pritet të sjellë sërish stuhi të tjera në shtetet qendrore të SHBA. Zyrtarët e emergjencave u kanë kërkuar banorëve që rrezikojnë të përmbytjen që të pranojnë evakuimet.