Torino e ka mposhtur Milanin (video)

Torino e ka mposhtur Milanin me rezultat 2 – o në ndeshjen që u zhvillua në “Stadio Olimpico Grande Torino”.

Fillimisht, sulmuesi italian, Andrea Belotti, shënoi për 1 – 0 nga penalltia në minutën e 58′.

Golin e gjeti edhe Alex Berenguer, i cili i befasoi mysafirët në minutën e 69’, duke shënuar për 2 – 0, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Nga minuta e 81’, Milani luajti me një lojtar më pak, pasi Alessio Romagnoli mori dy kartonë të verdhë.

Aktualisht, Milani gjendet në pozitën e shtatë me 56 pikë, aq sa Torino dhe Atalanta në pozitat e pestë dhe gjashtë.

https://streamable.com/5nrqe