Topi i Artë, zgjedhja e papritur e Casemiro-s: “Ai është më i miri”

Pavarësisht se e udhëhoqi Liverpool-in drejt titullit të tyre historik të 20-të në kampionat, ndërkohë që regjistroi numrin më të lartë të përfshirjeve në gola në Europë, Salah është shumë larg të qenit favoriti për të fituar Topin e Artë.

Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal janë padyshim favoritët dhe ndërsa shumë vënë baste për dyshen, braziliani Casemiro ka zgjehdur  Salah si fituesin e mundshëm.

“Është shumë e vështirë, por sipas mendimit tim, e meriton Salah.

“Ai është lojtari më me shumë ndikim në lojë. Ai shënon shumë dhe jep shumë asiste.

“Mendoj se Liverpool-i nuk e fitoi Champions League sepse ai pati pak një rënie në pjesën e dytë të sezonit.

“Por, për mua, lojtari më i ekuilibruar i sezonit është Salah”.

The post Topi i Artë, zgjedhja e papritur e Casemiro-s: “Ai është më i miri” appeared first on Telesport.