Një episod i pazakontë rrezikoi të hidhte hije mbi “Topin e Artë” 2025, që do të jepet më 23 shtator. Neal Gardner, gazetar australian dhe votues zyrtar, zbuloi se kishte marrë një e-mail të dyshimtë nga një agjenci komunikimi në Indi, që i propozonte të promovonte kandidaturën e Ousmane Dembélé me postime të sponsorizuara në rrjetet sociale.
Mesazhi, i publikuar nga vetë Gardner më 12 shtator, fliste mbi “një fushatë për të forcuar narrativën rreth kandidaturës së Dembélé” dhe ofronte tri postime në javë për një muaj, duke kërkuar një preventiv bashkëpunimi.
Pasi u zbulua, agjencia u justifikua duke thënë se ishte “iniciativë spontane e një stazhiereje të re, e apasionuar pas futbollit”. Megjithë bujën mediatike, organizatorët kanë konfirmuar se procesi i votimit është zhvilluar rregullisht dhe rasti në fjalë nuk do të ketë pasoja zyrtare.
The post “Topi i Artë”, tentativë e dështuar korrupsioni për Dembélé: “Faji i një stazhiereje…” appeared first on Telesport.