Top-5 favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve sivjet

Liga e Kampionëve po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa po shkojmë drejt fundit të fazës së ligës.

Të paktën deri tash mund ta kemi një pasqyrë momentale rreth fuqisë së skuadrave për ta fituar trofeun më të çmueshëm të futbollit evropian.

“OPTA” i ka zbuluar 5 ekipet me më shumë gjasa për të triumfuar në Champions në edicionin 2024/25, përcjell “Gazeta Express”.

Liverpooli e ka një seri perfekte në fazën e ligës me shtatë fitore nga po aq ndeshje dhe skuadra e Arne Slot shihet si favorite për të fituar me 22%.

Prapa “Reds” gjendet Interi, i cili po shfaq formë të lartë, si në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe në Serie A.

“Nerazzurri” shihen me 18 për qind të gjasave, të ndjekur nga Arsenali, i cili e mbyll podiumin me 13 për qind.

E Top 5 mbyllet nga dy gjigantët spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid, i cili është kampion aktual, por që nuk e ka nisur mirë këtë edicion. /Gazeta Express

Shanset e ekipeve për ta fituar sivjet Ligën e Kampionëve sipas “OPTA”:

Liverpool (22.22%)

Inter (18.1%)

Arsenal (13.6%)

Barcelona (7%)

Real Madrid (6.5%)