Top 10 transferimet më të shtrenjta të merkatos dimërore, kryeson bindshëm Premier League

Ditën e djeshme ishte afati i fundit i merkatos dimërore, ku sigurisht kryefjalë e saj ishin klubet e Premier League. Klubet e La Ligës, përjashto Atletico Madridin, ato të Serie A, Bundesligës dhe Ligue kanë qenë shumë pasive këtë merkato, duke bërë transferime me kosto të ulët dhe shumica në formë huazimi, ose duke preferuar të mos bëjnë ndryshime në mes të sezonit.

Ashtu si edhe vitin e kaluar, edhe këtë merkato dimërore, në vend të parë renditet Manchester City, me blerjen e Antoine Semenyo për 75 milionë euro. Vendi i dytë mund të quhet disi edhe surprizë, është Crystal Palace që transferoi ditën e fundit për afër 50 milionë euro Strand Larsen nga Wolves. Mbyll podiumin Flamengo, e cila rikthehu në shtëpi Lucas Paqueta, për shifrën 40 milionë euro.

Lista e plotë me 10 transferimet më të shtrenjta të merkatos dimërore:

1. Antonie Semenyo (nga Bournemouth në Manchester City) 72 milionë euro
2. Strand Larsen (nga Wolves në Crystal Palace) 49.7 milionë euro
3. Lucas Paquetá (nga West Ham në Flamengo) 42 milionë euro

4. Conor Gallagher (nga Atlético Madrid në Tottenham) 40 milionë euro
5. Brennan Johnson (nga Tottenham në Crystal Palace) 40 milionë euro
6. Ademola Lookman (nga Atalanta në Atlético Madrid) 35 milionë euro
7. Oscar Bobb (nga Manchester City në Fulham) 31.2 milionë euro
8. Kader Meïté (nga Rennes në Al Hilal) 30 milionë euro
9. Taty Castellanos (nga Lazio në West Ham) 29 milionë euro
10. Rayan (nga Vasco da Gama në Bournemouth) 28.5 milionë euro

The post Top 10 transferimet më të shtrenjta të merkatos dimërore, kryeson bindshëm Premier League appeared first on Telesport.