Toni “skanon” Bosnje-Itali: Kean di të shënojë gola, Esposito mund të na ndihmojë shumë. Kujdes Dzekon

Gjatë një interviste për edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, Luca Toni foli për lojtarët që Gennaro Gattuso ka në dispozicion sonte, duke nisur nga Moise Kean: “Më pëlqen. Tani e shoh më në formë krahasuar me disa javë më parë. Vjen pas një ndeshjeje të bukur me Irlandën e Veriut, është e drejtë të bazohemi tek ai”.

Ai që nuk shkëlqeu në Bergamo është Retegui: “Për një sulmues është e rëndësishme të ketë raste dhe të prekë topin në zonën kundërshtare. E bëri, edhe pse ndoshta mund ta kishte mbrojtur më mirë topin. Në kombëtare tregoi që di si bëhen golat”.

Për Pio Esposito shtoi: “Me karakteristikat e tij, Pio është ideal si zëvendësues, nëse do të jemi në disavantazh, gjë që nuk e mendoj, por edhe për ta nisur titullar. Jam i sigurt se do të luajë, sepse është në formë dhe psikologjikisht i motivuar pas golave me Interin. Mund të na japë një ndihmë të madhe”.

Bosnja ka Edin Dzeko, që mund të krijojë rrezik: “Dzeko është një lojtar cilësor, sulmues që ka bërë shumë ndeshje të rëndësishme. Duhet ta markojmë me kujdes. Këtu nuk ka rëndësi vetëm fiziku, por edhe aspekti mental. Ka 40 vite mbi supe, por është lider dhe ndaj Uellsit shënoi gol…”

The post Toni “skanon” Bosnje-Itali: Kean di të shënojë gola, Esposito mund të na ndihmojë shumë. Kujdes Dzekon appeared first on Telesport.