Toni Kroos i sugjeron Real Madridit të transferojnë sa më shpejt këtë lojtar, zbulimin e këtij sezoni

Edhe pse është tërhequr nga futbolli, Toni Kroos vazhdon të jetë shumë i lihdur me të, e sidomos me ish-klubin e tij të fundit, Real Madrid. Mediet spanjolle bëjnë me dije se Kroos iu ka sugjeruar drejtuesve të Real Madridit transferimin e Lennart Karl.

17-vjeçari mund të quhet fare mirë zbulimi i madh i këtij sezoni, jo vetëm te Bayern, por kudo në Europë. Lennart Karl mund të luajë si mesfushor sulmues ose si anësor i djathtë dhe profili i tij përshtatet shumë me mënyrën e lojës së Real Madridit.

Në fakt, edhe vetë lojtari në një intervistë të dy ditëve më parë u shpreh publikisht se një ditë dëshiron të veshë fanellën e Real Madridit. Megjithatë, largimi nga Bayern duket i vështirë për të ndodhur tani për tani. Djaloshi ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2028 dhe Bayern ka përjashtuar deri tani çdo mundësi largimi të tij.

The post Toni Kroos i sugjeron Real Madridit të transferojnë sa më shpejt këtë lojtar, zbulimin e këtij sezoni appeared first on Telesport.