Fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Luca Toni, ka thënë se Juventusi duhet të blejë një zëvendësues nëse do të shesë Dusan Vlahovic.
Pavarësisht mbërritjes së sulmuesit të Lille, Jonathan David, Toni këmbëngul se Juves i duhet ende një qendërsulmues nëse Vlahovic largohet.
Lidhur me situatën e Vlahovic, ai tha për La Gazzetta dello Sport: “Të kalosh nga më i kërkuari në merkato në të qenit jashtë loje është një ndryshim i madh, por nëse ai fiton shumë, nuk është faji i tij.
“Dusan gjithmonë do të shënojë gola; mund ta shihja duke luajtur për çdo ekip të Serie A. Por një gjë është e sigurt: David ka shifra mbresëlënëse, por nëse shitet Vlahovic, do të duhet një sulmues tjetër me 20 gola”.
Lidhur me një rikthim të mundshëm të sulmuesit të PSG-së, Randal Kolo Muani, pas huazimit të sezonit të kaluar, Toni është shprehur optimist.
“Ai është një sulmues europian, tashmë e njeh Juven, Tudorin dhe Serie A: është e drejtë të vësh bast për rikthimin e tij. Po sikur të dështojë? Do të vija bast për Hojlund, ndoshta në huazim.
“Gjatë sezonit të tij tek Atalanta, përpara se të transferohej te Manchester United, më ka pëlqyer shumë. Do ta bazoja vendimin tim te ky aspekt, jo te vështirësitë që ka në Angli”.
Për cilësitë e David, Toni tha gjithashtu: “Numrat janë thelbësorë për një sulmues, dhe ato të David janë mbresëlënëse. Jam kurioz të shoh nëse ai mund ta mbajë atë ritëm në Itali, me më pak hapësirë dhe mbrojtje më të forta. Do të jetë një sfidë e madhe edhe për të.
“Cilësia e Kenan Yildiz do ta bëjë më të lehtë: konfirmimi i turkut është një sukses i madh për Juventus-in; këto ditë, është e vështirë për këdo që t’i rezistojë ofertave nga Premier League”.
The post Toni këshillon Juven: “Ky është zëvendësuesi i duhur për Vlahovic” appeared first on Telesport.