Tomori: Tani jemi më solidë, nga Allegri marrim gjithmonë udhëzime të qarta

Fikayo Tomori është rikthyer të flasë. Mbrojtësi anglez i Milanit ka bërë sot disa deklarata për “MilanTv” në lidhje me momentin që po kalon skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri, në pritje të miqësores së fundit të turneut australian, ku kuqezinjtë do të përballen me Perth Glory (të enjten në orën 12:20, me orën italiane).

“Të fitosh çdo ndeshje është një ndjesi e mirë. Zhvilluam një ndeshje të mirë kundër Liverpool-it dhe jemi të kënaqur, sepse kjo është pjesë e përgatitjes sonë. Tani do të shkojmë në Perth për të luajtur edhe një ndeshje tjetër dhe për ta mbyllur mirë këtë turne”.

Përsa i përket raportit me trajnerin Allegri, ish-mbrojtësi i Chelsea shpjegoi: “Trajneri është gjithmonë i qartë me udhëzimet dhe ato që kërkon nga unë, edhe nga e gjithë skuadra. Tani jemi më të fortë në fazën mbrojtëse.

Kemi besim në mbrojtje, sepse e dimë që kemi sulmues të fortë. Gjendja fizike tani është më e mirë se dy javë më parë. Ndjehemi mirë në fushë. Të fitosh ndaj Liverpool-it është diçka e mirë, duke qenë se ata janë një skuadër shumë e mirë”.

The post Tomori: Tani jemi më solidë, nga Allegri marrim gjithmonë udhëzime të qarta appeared first on Telesport.