Fikayo Tomori, që në janar feston 5 vite te Milani, ka folur për BBC mbi ndryshimet këtë sezon: “Të gjithë u kthyem në verë me diçka për të provuar, individualisht dhe si skuadër. Duhet ta sulmojmë sezonin dhe të rikthehemi në Champions League. Çfarë ka sjellë Allegri? Fizikisht ndihem më mirë se kurrë. Një pjesë e kësaj është të dish ku duhet të jesh në fushë. Më ka ndihmuar shumë në leximin e lojës. Është e thjeshtë; si mbrojtës nuk ka nevojë ta teprosh. Bëhet fjalë të vraposh më zgjuar, jo më fort”.
Për emrin Oluwafikayomi: “Prindërit e mi janë nigerianë dhe emrat vijnë nga fiset. Oluwafikayomi do të thotë ‘Zoti më ka mbushur me gëzim’, ndërsa Oluwadamilola ‘Zoti më ka mbushur me pasuri’”.
Për italishten dhe jetën në Itali: “Edhe theksi më vjen natyrshëm. Nëse nuk flas me theks, nuk më kuptojnë. Është një mënyrë tjetër jetese, por ndryshimi më i madh është stërvitja. Në Itali ka më shumë fokus se si do të luash, ndërsa në Angli futbolli është më fizik. Dikur kishte stereotipe për anglezët jashtë vendit, tani jo më”.
The post Tomori: Nuk jam ndier kurrë kaq mirë. Emri im? Do të thotë ‘Zoti më ka mbushur me gëzim’ appeared first on Telesport.













