Tom Brady thumbon CR7: Statuja e tij, më e keqja që i është bërë një sportisti

Nuk janë shumë sportistët që mund të krenohen me një statujë në nder të tyre. Tom Brady, legjenda e NFL-së me 17 tituj të fituar, është një prej tyre. Skulptura e dedikuar për “quarterback”-un historik nderon fanellën e tij ikonike me numrin 12 dhe ka një lartësi prej 3.6 metrash, ndërsa e gjithë baza arrin në 5.3 metra.

Gjatë podcastit “Almost Athletes with Dude Perfect”, Brady u lejua të bënte pak humor me statujat e sportistëve, duke e quajtur atë të Cristiano Ronaldos në Funchal “më të keqen absolute”. Vepra e dedikuar yllit portugez të futbollit në vitin 2014 ishte bërë më parë objekt talljesh dhe ‘memesh’ për mungesën e ngjashmërisë me fytyrën e tij.

The post Tom Brady thumbon CR7: Statuja e tij, më e keqja që i është bërë një sportisti appeared first on Telesport.