Tjetër “pit stop” për David Alaba. Mbrojtësi austriak, i cili doli nga loja në pushimin e ndeshjes së La Liga-s kundër Getafe, vuan mbingarkesë muskulore në këmbën e djathtë. Ai do të mungojë në dy sfidat vendimtare të Real Madridit; të mërkurën kundër Juventusit në Champions dhe të dielën në “El Clásico” ndaj Barcelonës.
Është një tjetër goditje për ish-lojtarin e Bayern Munich, i cili që nga ardhja në Madrid, verën 2021, nuk ka pasur vazhdimësi për shkak të dëmtimeve të shpeshta. Pavarësisht përvojës dhe lidershipit të tij, forma sportive e Alaba ka rënë ndjeshëm.
Me kontratë deri në qershor 2026, ai mund të jetë në muajt e fundit si madrilen, pasi klubi po kërkon zëvendësues më të qëndrueshëm fizikisht. Rikthimi i tij në fushë mbetet pa datë, ndërsa Reali do të veprojë me kujdes për të shmangur një tjetër rikthim të parakohshëm.
The post Tjetër “pit stop” për Alaba, humbet ndeshjet kundër Juventusit dhe Barcelonës appeared first on Telesport.