Ftesat e Gjykatës Speciale ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë.
E fundit që raportohet të ketë arritur është ajo ndaj Fazli Behramit, raporton Fokusi.info.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
“Tash e mora lajmin qe i ftuar nga gjykata speciale ështè bashkëluftetari i brigades 113 “Mujë Krasniqi”, Fazli Behrami nga fshati Abri e Ulët i komunës së Skenderajt.
Edhe ky, si gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Gucati.