Tjetër dëmtim te Milan, trajneri Allegri pa mbrojtësin titullar në ndeshjen e radhës

Nuk ka lajme të mira për Milan. Pas barazimit një ditë më parë në ndeshjen e prapambetur të Serie A kundër Comos, kuqezinjtë po merren edhe me gjendjen e Strahinja Pavlovic.

Mbrojtësi u zëvendësua gjatë pjesës së parë, pasi u shkel në këmbë në ndeshjen kundër Como. Serbi, më pas u largua nga “San Siro” me një mbajtëse mbrojtëse në këmbën e majtë si masë paraprake.

Testet që iu nënshtrua këtë mëngjes zbuluan një traumë të drejtpërdrejtë me ndikim të lartë në këmbën e tij të majtë, me një hematomë të madhe të indeve të buta dhe imbibicion edematoz-hemorragjik të kockës fibulare pa ndërprerje të korteksit.

Me fjalë të tjera, Pavlovic pësoi një goditje shumë të fortë që preku edhe kockën, e cila rrjedh gjak, por mrekullisht nuk u thye. Prandaj, serbi nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Parmës, të dielën.

The post Tjetër dëmtim te Milan, trajneri Allegri pa mbrojtësin titullar në ndeshjen e radhës appeared first on Telesport.