Titullar në Premier League apo stol në Madrid? Rodrygo po vendos…

Tottenham Hotspur është shumë i interesuar për yllin e Real Madridit, Rodrygo.

Sulmuesi brazilian, i vetëdijshëm se nuk ka vend titullari në Santiago Bernabeu, ka disa javë që mendohet për hapin e tij të radhës në karrierë.

Raportimet nuk janë të ngjashme. Ka media që raportojnë se Rodrygo po tundohet nga ideja për t’u bërë titullar i padiskutueshëm në Premier League.

Ka media të tjera që raportojnë se braziliani ka vendosur të vijojë në Madrid. Vlera e tij llogaritet rreth 95 mln euro.

The post Titullar në Premier League apo stol në Madrid? Rodrygo po vendos… appeared first on Telesport.