Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë orëve të natës në Tiranë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, kur një 19-vjeçar po i tregonte armën shokut të tij, duke menduar se ajo nuk kishte fishek.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Rigers Sylaj, si dhe dy persona të tjerë që ndodheshin në vendin e ngjarjes, shkruan Tch, transmeton Klankosova.tv.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.









