Një person identiteti dhe mosha e të cilit ende nuk bëhet e ditur, është hedhur ditën e sotme nga kati i pestë i një pallati.
Sipas informacioneve, pallati ndodhet në zonën e Kinostudios.
Personi i cili është hedhur nga ballkoni i pallatit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, duke bërë kështu të pamundur dhënien e ndihmës së shpejtë.
Mendohet që viktima ka qënë në gjendje depresioni.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhen e plotë të shkaqeve, raportojnë mediat atje.