Tirana feston sot “Ditën e Verës” me 50 aktivitete

Bashkia e Tiranës me rastin e Ditës së Verës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete të ndryshme festive, duke e bërë këtë ditë më të bukur për banorët e kryeqytetit.

Bashkia fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara prej tyre të cilat fillojnë nga Sheshi “Skëderbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ish-Blloku dhe Kodrat e Liqenit Artificial, që ofrojnë sot aktivitete, lojëra dhe muzikë. Një atmosferë festive e cila ka nisur të ndjehet që në orët e para të ditës së sotme, ku ritmi dhe gjallëria e fëmijëve ndjehet ngado.

Prej orës 9:00 të mëngjesit e deri në mesnatë, të gjithë qytetarët, e sidomos fëmijët, do të mund të kalojnë një ditë të paharruar, duke shijuar aktivitetet e organizuara nga bashkia e Tiranës, por edhe duke u bërë pjesë e tyre. Aktivitetet do të jenë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë lojëra, argëtim, dhe hapësira festive.

Kështu, në sheshin “Skënderbej” festimet do të nisin në orën 09:00 me Panairin e Gjelbër, ku nxënësit e shkollave të kryeqytetit do të sjellin punimet e tyre me temë mjedisin, dhe më pas do të mbjellin 300 fidanë lulesh.

Gjithashtu në zona të ndryshme të sheshit “Skënderbej” do të jetë edhe këndi i pediatrit, këndi i gatimit, si dhe këndi i pikturës.

Për fëmijët do të organizohen lojëra të ndryshme popullore, ndërsa bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të funksionojë edhe si një zonë për lojërat e dikurshme të rrugës.

Për të gjithë të apasionuarit e motorëve, në mesditë do të do të ketë një shfaqje në sheshin “Nënë Tereza”, duke pasuar më pas në orën 14:00 me një koncert me këngëtarët më në zë.

Muzika do t’i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t’i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme.

Kalendari i plotë i aktiviteteve për Ditën e Verës:

SHESHI “SKËNDERBEJ”

-ORA 09:00 PANAIRI I GJELBËR

-ORA 09:00-15:00 Përformanca artistike

– Shkolla të ndryshme të Tiranës

– Grupi Polifonik nga Ansambli i Tiranes

– Tirana Art Fest

– Festivali Ritet e Pranverës

– ORA 10:00 TEATRI I KUKULLAVE – Shfaqja 3 Derrkucet 1 ore

– ORA 10:00-13:00 COOKING ZONE – Gatime nga fëmijët

– ORA 09:00-15:00 KËNDI I PEDIATRIT

– ORA 09:00-15:00 PIKTURO QYTETIN TËND

-ORA 09:00-15:00: PANAIRI I SIPËRMARRJES

-ORA 10:00- 13:00 PANAIRI I LIBRIT

-ORA 10:00- 13:00 LOJËRA POPULLORE “KTHIM NË TRADITË”

BULEVARDI DËSHMORËT E KOMBIT

-ORA 09:00-15:00 AKTIVITETET E ECOVOLIS – Lojërat e dikurshme të rrugës

– ORA 09:00-15:00 SPORT ZONË

  • Kids Atletik
  • Vendosja e Koshave të Basketbollit
  • 7 fusha mini tenisi.
  • Dy rrjeta portative Volejbolli
  • Tavolina Ping Pongu etj

-ORA 09:00-15:00 Panairi i Njësive Administrative – Përballë Hotel Dajtit

-ORA 10:00-15:00: Performanca artistike nga grupe kërcimi hip hop dhe latin.

Banda e Qytetit: Performancë festive nga Parku Rinia, Pedonale, Sheshi Nënë Tereza dhe Parku Liqenit.

SHESHI NENE TEREZA

– ORA 12:00-14:00: Shfaqje me motora Red Bull FMX Show Albania. Sheshi “Nënë Tereza”.

– ORA 14:00-00:00: Summer On. Koncert me artistë të muzikës moderne shqiptare. Sheshi “Nënë Tereza” Përpara sheshit te Akademia e Arteve. Artistet kryesorë do të jenë: Dafina Zeqiri, Majk, Irkenc Hyka, Michael Tsousopulos, DJ etj.

ZONA E ISH-BLLOKUT

ORA 12:00-00:00 Street Party. Ne rrugën “Pjetër Bogdani”- Dance Stage me DJ shqiptar dhe ndërkombëtar. Ne rrugën “Brigada e VIII”- Live stage. Me grupet me te mira muzikore rock, pop, funk.

LIQENI ARTIFICIAL

  • Koncert i Orkestrinës së Liceut Artistik “Jordan Misja
  • Show Hair nga Elgon
  • Sirea Film Academy – Aktivitete rinore
  • Aktivitete sportive (futboll, basket, pingpong, volej, crossfit, taekwondo, animatorë)
  • Amfiteatri Tiranës – Festivali Pranveror i Kërcimit
  • Notarët – Panairi i instrumenteve muzikore popullore tradicionale
  • Këndi i Kryqit te Kuq
  • Padilioni kinez – Kitarat në Park
  • Fushat e tenisit – Këndi i bizneseve
  • Panairi i artizanëve
  • Moli Varkave – Sunny Vibes – Festa vazhdon deri në mesnatë
  • Kampionati i kanoeve
  • Moli Henri Dynant – Kampionat peshkimi
  • Fari – Balonat e festës/atsh