Time Kadriaj: Kurti është i dedikuar për të shkatërruar çdo të arritur të këtij populli

Pas deklaratës së Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që përmendi një “Republikë të Tretë”, deputetja Time Kadrijaj ka reaguar ashpër.

Ajo për GazetaBlic tha se Kurti është një individ që po tenton të shkatërrojë çdo arritje të popullit dhe shtetit të Kosovës.

“Ky njeri është i dedikuar për të shkatërruar çdo të arritur të këtij populli dhe këtij shteti,” tha Kadrijaj, duke theksuar se politika e Kurtit po dëmton stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës.