Tijjani Reijnders: Nuk jam këtu për të zëvendësuar De Bruynen

E ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet në pikëpyetje. 23-vjeçari ka kontratë me zikaltrit deri në vitin 2028, por nuk përjashtohet largimi pas Botërorit të klubeve.

Fjala e fundit i mbetet trajnerit Kivu, që fillimisht do punojë me të. Për Asllanin ndërkohë janë raportuar disa klube të interesuara ku Fiorentina është më e fundit.

Vlera që pret Interi të arkëtojë është rreth 14 milionë euro. Kjo shifër është më e ulët, nga sa zikaltrit kërkonin më parë për Asllanin.

Interi ka shpenzuar rreth 16 milionë euro në total tek Empoli. Në rast shitje, zikaltrit do të mjaftoheshin me një shifër që i afrohet asaj të cilës është shpenzuar.

The post Interi vendos çmimin për shitjen e mundshme të Asllanit appeared first on GazetaBlic.