Tifozi i Manchester United, premtimi që iu kthye në mallkim: Kam 400 ditë pa u qethur…

Frank Ilett, tifoz i Manchester United, po I qëndron një premtimi që është kthyer në mallkim. Tetorin e vitit të kaluar, kur “Djajtë e Kuq” kalonin një periudhë të vështirë, ai premtoi me humor se nuk do të qethej derisa skuadra të fitonte 5 ndeshje radhazi. Çfarë dukej si objektiv i lehtë për një klub të madh, është shndërruar në sfidë pa fund.

Mbi 400 ditë më vonë dhe me dy trajnerë të ndryshëm, “Djajtë e Kuq” ende nuk e kanë arritur dot serinë e 5 fitoreve. Premtimi “viral” e ka bërë Frank të njohur mes tifozëve dhe madje historia ka mbërritur deri te Rubén Amorim dhe dhoma e zhveshjes së Manchester United.

Me flokë tashmë të gjatë dhe kaçurrela, ai ka mbajtur fjalën pa asnjë ndërprerje. Megjithatë, me një sy në kalendar, Frank shpreson më në fund të realizojë ëndrrën e tij më 8 dhjetor, kur Manchester United do të përballet me Wolves, dita kur mund të rikthehet më në fund te berberi.

The post Tifozi i Manchester United, premtimi që iu kthye në mallkim: Kam 400 ditë pa u qethur… appeared first on Telesport.