Një tifoz i Republikës Demokratike të Kongos, Michel Kuka Mboladinga, ka tërhequr vëmendjen e botës gjatë Kupës së Afrikës 2025 duke qëndruar i palëvizshëm në këmbë për të gjithë ndeshjet (438 minuta), me dorën e djathtë lart drejt qiellit, pa reaguar as ndaj golave.
I veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar, ky veprim simbolik është “homazh” për Patrice Lumumban, kryeministrin e parë të Kongos dhe figurë qendrore e antikolonializmit afrikan, vrarë në janar 1961.
Pozicioni i tij imiton statujat dhe ikonografitë e Lumumba, duke e kthyer tribunën në një monument të gjallë për historinë dhe identitetin kombëtar. Veprimi i tij u bë simbol i fuqishëm i kujtesës dhe përkatësisë, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe të presidentit të CAF, Patrice Motsepe.
Pas eliminimit të Kongos nga Algjeria 1-0, në kohën shtesë, Mboladinga shpërtheu në lot, duke e shndërruar një gjest tifozërie në mesazh të thellë kombëtar dhe historik.

The post Tifozi “homazh” qëndroi në këmbë gjithë Kupën e Afrikës, një simbol më i madh se futbolli appeared first on Telesport.










