Tifozët vendas do të hedhin “minj” në fushë. Espanyol-Barcelona nis me trazira

Barcelona do ta nisë vitin 2026 në transfertën ndaj Espanyol, në derbin katalanas, i cili pritet të shoqërohet me trazira para, gjatë ndeshjes dhe pas asaj.

Përveç rivalitetit të zakonshëm, situata mes dy klubeve është e tensionuar për shkak të Joan Garcia, i cili në verë u largua nga Espanyol te Barcelona për 25 milionë euro. Tifozët e Espanyoll e konsiderojnë portierin 25-vjeçar si një tradhtar të madh dhe ndaj tij pritet të hidhen objekte të ndryshme në fushë në formë minjsh, si shenjë proteste ndaj “tradhtisë” së tij, bëjnë të ditur mediet spanjolle.

Pavarësisht se janë shtuar masat e sigurisë, duke përfshirë rrjeta të gjata mbrojtëse përgjatë të dy portave, por edhe një numër më të madh rojesh sigurie në hyrjet e stadiumit, frika për trazira është e madhe.

The post Tifozët vendas do të hedhin “minj” në fushë. Espanyol-Barcelona nis me trazira appeared first on Telesport.