Tifozët shqiptarë shqyejnë flamurin e Serbisë pak para ndeshjes së sotme 

Festë e zjarrtë është duke u shënuar në Shqipëri, atje ku pas pak orëve pritet të luhet ndeshja me Serbinë.

Siç raportohet në media, tifozët e zjarrtë po përcjellin frymë kombëtare, me fanela me shkrime patriotike.

Së fundmi raportohet se tifozët e kanë grisur flamurin e kundërshtarit në shenjë revolte.