Prej kohësh përflitet për një largim të mundshëm të Marc Casado nga Barcelona. Mesfushori difensiv 22-vjeçar sa herë është periudha e merkatos përflitet për largimin nga katalanasit, gjë që nuk ka ndodhur dhe mesa duket nuk do të ndodhë.
“SPORT” zbulon se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco ka filluar negocitat me Casado-n për t’i ofruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2030. Pavarësisht se nuk është titullar fiks në formacionin e Hansi Flick dhe shumë herë është kritikuar për paraqitjet e tij, drejtuesit e Barcelonës kanë besim të plotë te spanjolli dhe janë gati të zgjasin bashkëpunimin me të.
Duke qenë se prioriteti i lojtarit ka qenë gjithmonë të qëndrojë te Barcelona, sigurisht që rinovimi në kontratë është thjesht çështje kohe dhe zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt.
The post Tifozët presin largimin e tij në verë, Deco i ofron rinovimin e kontratës deri në vitin 2030 appeared first on Telesport.










