Të martën është gjetur trupi i pajetë i Florijana Ismailit, në liqenin e Comos në Itali.
Sipas njoftimeve të ekipeve emergjente trupi i futbollistës së ndjerë u gjend 204 metra në thellësi.
Pas lajmit të hidhur i gjithë opinioni i futbollit në Zvicër dhe Evropë u pikëllua.
Në nderim të Florijanës tifozët e ekipit ku ajo ishte kapitene, Young Boys bënë homazhe.
“U prehsh në paqe Flori” ishte mesazhi ngushëllues i tifozëve të ekipit.
Florijana ishte edhe pjesë e Kombëtarës së Zvicrës.