Tifozët e Bayern kanë mëdyshje: Pse po kërkohet me ngulm Luis Diaz?

Luis Diaz dëshiron të transferohet te Bayern. Më saktë, kolumbiani ka kërkuar largimin nga Liverpool dhe Bayern është i vetmi klub europian që i plotëson kërkesat e tij financiare.

Në Gjermani, transferimi i sulmuesit anësor po shihet me mëdyshje. Liverpool thuhet se kërkon 100 mln euro për të dhe Bayern ndoshta do t’i afohet kësaj shifre.

Luis Diaz është 28 vjec dhe Bayern nuk ka mundësi ta rishesë pas disa vitesh për të fituar të ardhura. Kjo ndodh vetëm nëse Arabia Saudite shpreh interes më vonë për të.

Tifozët bavarezë janë kritikë për këtë ide në merkaton e klubit më të madh në Gjermani. Bayern zakonisht nuk ka bërë të tilla veprime. I fundit ishte Harry Kane, por ai kishte një status tjetër: ishte lideri i kombëtares angleze dhe golashënuesi më i mirë i Premier League.

The post Tifozët e Bayern kanë mëdyshje: Pse po kërkohet me ngulm Luis Diaz? appeared first on Telesport.