“Ti flet shumë”, përplasje mes yjeve të Real Madridit dhe Lamine Yamal në fund të ndeshjes (video)

Real Madrid fitoi 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni. Në fund të ndeshjes pati një përplasje verbale mes yjeve të Real Madridit dhe Lamine Yamal.

Dani Carvajal i drejtohet Yamal-it “Ti flet shumë”. Më pas gati sa nuk nisi një sherr i madh mes lojtarëve të dy ekipeve, ku protagonistët kryesorë ishin Thibaut Courtois nga Real Madridi dhe Lamine Yamal nga Barcelona.

Më pas ndërhynë lojtarët e tjerë dhe situata u qetësua. Shkak për këtë përleshje është bërë deklarata e Lamine Yamal para sfidës, ku tha se Real Madrid vjedh dhe gjithmonë më pas ankohet.

SHIKOVIDEON

Ndryshe nga “El Clasico-t” e vjetshme ku Lamine Yamal ishte padyshim protagonisti kryesor, sot ylli i Barcelonës ishte një dështim i vërtetë në fushë.

The post “Ti flet shumë”, përplasje mes yjeve të Real Madridit dhe Lamine Yamal në fund të ndeshjes (video) appeared first on Telesport.