Një punëtor 29-vjeçar vdiq në një aksident në vendin e punës në Egg, në kantonin e Cyrihut, të hënën. Ai u godit nga një krah vinçi që binte, trasnmeton albinfo.ch. Shkaku i vërtetë i aksidentit fillimisht nuk dihej.
Rreth orës 10:30 të mëngjesit, punëtorët po përdornin krahun e një vinçi të montuar në kamion për të ngritur zhavorr në një çati, ka raportuar policia kantonale e Cyrihut të hënën pasdite. Për arsye që janë ende të paqarta, krahu i vinçit u thye, shkruan sda.
Përkundër përpjekjeve për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje.










