Ministria e Infrastrukturës ka në plan ta ndërtojë një autostradë tjetër. Ajo pritet të kalojë nëpër Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë e Prizren. Autostrada e Dukagjinit që pritet të kushtojë rreth 1 miliard euro, ka nxitur shumë reagime, raporton KTV.
Përveç nga opozita, ndërtimi i saj po kundërshtohet edhe anëtarët e koalicionit qeverisës.
PDK po del kundër projektit më të madh të propozuar nga qeveria Haradinaj, gjegjësisht nga ministria e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Pal Lekaj, që vjen nga AAK.
Por nga PDK e shohin si të panevojshëm këtë projekt që kushton hiq më pak se 1 miliard.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, që vjen nga PDK thotë që ndërtimi i saj është i panevojshëm.
E opozita thotë që me implementimin e këtij projekti do të shtohen edhe aferat korruptive nga ana e Qeverisë.
Sipas Konjufcës, me shumë pak para mund të riparohet rruga ekzistuese që lidh këto qytete.
E, kështu thotë se nuk do të mund të shkaktonte as dëme mjedisore.Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës thotë se rajoni i Dukagjinit nuk duhet të mbesë pa autostradë, pasi që mjetet veç ekzistojnë.
Nga Ministria e Infrastrukturës thonë që autoudha është planifikuar në atë mënyrë që të mos shkaktojë dëme mjedisore.
Ndërsa, ndërtimi në Autostradën e Dukagjinit pritet të nisë nga mesi i tetorit.