Thuram zhbllokohet pas 2 vitesh e gjysmë, gol dhe asist me Francën: Ndjesi e bukur ta ndihmoj ekipin

Pas fitores ndaj Brazilit, kombëtarja franceze konfirmoi formën, duke mposhtur edhe Kolumbinë 3-1. Një nga protagonistët e mbrëmjes ishte Marcus Thuram, i rikthyer te goli me fanellën e “Les Bleus” pas një periudhe të gjatë.

Sulmuesi i Interit i dha fund një periudhe negative që zgjati mbi dy vite e gjysmë, duke shënuar pas 17 paraqitjesh radhazi pa gol. Përveç golit, Thuram dha edhe një asist, duke rezultuar vendimtar në suksesin e ekipit.

Pas ndeshjes, lojtari i lindur më 1997 shprehu kënaqësinë: “U ndeshëm me një kundërshtar shumë agresiv, por arritëm të bëjmë atë që duhej për të fituar. Jam i lumtur që ndihmova ekipin me një gol dhe një asist”. Ai shtoi: “Gjithmonë është ndjesi e bukur kur fiton kombëtarja franceze”. Rikthimi te goli mund të përfaqësojë një pikë kthese për Thuram, i gatshëm të marrë rol gjithnjë e më të rëndësishëm në repartin sulmues të “gjelave”.

 

The post Thuram zhbllokohet pas 2 vitesh e gjysmë, gol dhe asist me Francën: Ndjesi e bukur ta ndihmoj ekipin appeared first on Telesport.