Marcus Thuram, sulmuesi i Interit, foli për “Sky Sport” pas humbjes 3-1 ndaj Arsenalit në Champions League: “Ka gjëra që i bëmë mirë dhe të tjera ku gabuam, pësuam 3 gola… U përpoqëm, por ata janë një nga skuadrat më të mira në botë. Do ta rishikojmë ndeshjen për të kuptuar çfarë duhet të përmirësojmë”.
I pyetur për vështirësinë në mbrojtje ndaj topave standardë, francezi u shpreh: “Ata shfrytëzuan një specialitet, por është e qartë se gjithmonë mund të bëhet më shumë. Detajet në futboll janë të rëndësishme”.
Sa i përket kalendarit, Thuram shtoi: “Tani kemi Pisa, mendojmë për atë ndeshje sepse nuk do të jetë e lehtë. Pastaj do të shohim çfarë të bëjmë kundër Borussia Dortmundit”. Për temën e ndeshjeve direkte: “Të vjen keq në çdo ndeshje kur luan mirë dhe humbet, por mësojmë dhe rritemi”.
The post Thuram: Të vjen keq kur luan mirë dhe humbet. Ndeshjet direkte? Mësojmë dhe rritemi appeared first on Telesport.










