Thuram: Ndihemi më të fortë se më parë, Spalletti më kërkon më shumë gola

Khephren Thuram rikthehet kundër Benfica dhe është gati për një fanellë titullari në Champions. Pas humbjes së Juventusit në Cagliari, ku hyri nga stoli, mesfushori francez thotë: “Të gjithë duan ta nisin nga fillimi, por kemi shumë lojtarë të fortë. Nëse rri në stol e pranoj dhe ndihmoj kur futem. Nuk fituam në Cagliari, por u pa që jemi skuadër e fortë, që krijon shumë raste”.

Për ndeshjen me Benfica: “Është e rëndësishme, por te Juve luan gjithmonë për të fituar”. Besimi ka ardhur në rritje: “Ndihemi më të fortë se disa javë më parë; çdo fitore na ndihmon”. Me Spalletti, loja e tij ka ndryshuar: “Më kërkon gola, të jem më inteligjent. Po kërkoj hapësira për të goditur”.

Për mentalitetin: “Juventusi më ka ndryshuar shumë; çdo detaj ka rëndësi”. Për Miretti dhe Adzic: “Dy talente; punojnë shumë”. E ardhmja: “Mendoj vetëm për tani; pastaj kombëtaren franceze në fund të sezonit”.

The post Thuram: Ndihemi më të fortë se më parë, Spalletti më kërkon më shumë gola appeared first on Telesport.