Juventus do të luajë sot në mbrëmje në “Bernabeu” ndaj Real Madrid, një ndeshje delikate dhe e vështirë për bardhezinjtë. Sulmuesi Kephren Thuram foli për këtë përballje, që vjen në një moment delikat për skuadrën italiane, pas humbjes 0-2 në fushën e Como në kampionat.
“Biseduam dhe patëm një takim të shkurtër sepse menduam se ishte e rëndësishme të diskutonim se çfarë po ndodh. Kemi një trajner të shkëlqyer që beson tek ne dhe duam të bëjmë më mirë se kaq. Përgjegjësia jonë është të fitojmë”, u shpreh Thuram pak orë para ndeshjes me “los “blancos”.
Më tej, ai konfirmoi besimin ndaj trajnerit Igor Tudor: “Shumë njerëz flasin për trajnerin tonë, por ne kemi besim tek trajneri dhe duam të fitojmë çdo ndeshje.” Thuram foli edhe për përballjen me Kylian Mbappe, shokun i tij në kombëtare.
“E dimë që do të luajmë kundër një ekipi të shkëlqyer, por jemi gjithashtu të fortë dhe duam të marrim një rezultat të shkëlqyer. Mbappé është më i miri dhe e dimë se çfarë lloj lojtari është. Për mua, ai është më i miri në botë bazuar në atë që ka treguar në fillim të këtij sezoni”, shtoi Thuram.
Sulmuesi francez nuk dëshiron të mendojë për një sezon si ai i vitit të kaluar: “Nuk mund të luash me frikë dhe ne jemi të sigurtë sepse ka njerëz që besojnë tek ne. Ne nuk duhet të kemi frikë nga asgjë.”
The post Thuram mbron Tudor dhe karikon Juven para ndeshjes me Real: Nuk duhet të luajmë me frikë në “Bernabeu” appeared first on Telesport.