Thuram: Kampionati është shumë i gjatë, por duhet të mësojmë nga gabimet

Pas humbjes befasuese të Interit ndaj Udineses në “San Siro”, Marcus Thuram foli për DAZN: “Kur provon të përmbysësh rezultatin, jep gjithçka, por këtë herë nuk ia dolëm. Në dhomat e zhveshjes thamë se kampionati është ende i gjatë, duhet të mësojmë nga gabimet”.

Ai shtoi: “Pas golit ramë disi, Udinese ishte fizike, ne patëm edhe pak fat të keq. Megjithatë, duhet ta mbajmë si gjë pozitive reagimin në pjesën e dytë. Duhet të luajmë gjithmonë ashtu”.

The post Thuram: Kampionati është shumë i gjatë, por duhet të mësojmë nga gabimet appeared first on Telesport.