Në prag të supersfidës së Champions League kundër Liverpool-it, bashkë me Cristian Chivu ka folur edhe Marcus Thuram. Sulmuesi francez kërkon qetësi dhe respekt për kundërshtarin, duke hedhur poshtë rolin e favoritit: “Nuk e di nëse mund të mendojmë se jemi më të fortë se Liverpool-i. Kemi besim dhe do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të madhe, si gjithmonë. Luajmë kundër një skuadre me shumë eksperiencë dhe kampionë, do të jetë e vështirë. ‘San Siro’ plot do të jetë fantastik”.
Për Salah: “Nuk i kam parë ndeshjet e Liverpool-it këtë sezon. Salah është një nga më të fortët në botë, por Liverpool-i ka shumë lojtarë të fortë. Do të kërkojnë të përgënjeshtrojnë ata që thonë se është momenti i duhur për t’i përballur”.
Për gjendjen fizike: “Dëmtimet janë pjesë e futbollit. Jam rikuperuar mirë, po i rikthehem formës, ndihem mirë dhe jam gati ta ndihmoj skuadrën. Sot nuk mendoj se jam në 5 sulmuesit më të mirë në botë, po punoj për versionin më të mirë të vetes”.
The post Thuram: E vështirë të përballemi me Liverpool-in pikërisht tani, po kap formën maksimale appeared first on Telesport.











