Jose Mourinho di si të fitojë gjithmonë vëmendjen dhe e ka bërë sërish këtë gjë me një deklaratë shumë thumbuese, në një nga intervistat e fundit. “The Special One” këtë herë ka thumbuar pikërisht ata trajnerë që nuk kanë histori dhe eksperiencë, por sot drejtojnë ekipe të mëdha. Pa përmendur emra konkret, deklarata e Mourinho-s është bërë virale dhe ka shkatkuar reagime dhe diskutime të shumta në rrjet.
“Njerëz që nuk kanë bërë asgjë po stërvisin klubet më të mëdha. Për mua, është thjesht një surprizë kur trajnerë pa histori, pa përvojë, iu jepet mundësia të drejtojnë klubet më të mira në botë.
Kur Milan punëson Max Allegrin ose Juventus punëson Luciano Spallettin, ose Roma punëson Gian Piero Gasperini, nuk është kurrë një surprizë për mua.Surpriza është kur njerëz që nuk kanë bërë asgjë, drejtojnë ekipe të mëdha”, tha Mourinho.
The post Thumbi i radhës i Jose Mourinho: Njerëz që nuk kanë bërë asgjë po stërvisin klubet më të mëdha… appeared first on Telesport.










