Giovanni Branchini, një nga agjentët më të njohur në Itali dhe përfaqësues i Massimiliano Allegrit, ka folur për mikrofonin e “Sky Sport” rreth çështjes së Ardon Jashari, duke qartësuar se situata është më e ndërlikuar nga sa mendohet:
“A jeni të sigurt se është një kërkesë e qartë dhe e fortë nga trajneri? Jashari është propozuar, ka kaluar filtrin e parë të vlerësimit, por nuk është ai lojtari i 11-të që mungon për të përmbyllur formacionin. Allegri nuk ka bërë kërkesa të tilla specifike dhe të drejtpërdrejta.
Po, është një profil interesant dhe tratativa po ecën përpara, por nuk jam aq i sigurt se të gjithë brenda klubit janë në një mendje për këtë operacion. Club Brugge dhe lojtari janë kontaktuar, oferta është serioze, por mos mendoni se Allegri do të japë dorëheqjen nëse nuk vjen Jashari!!!”
Sa i përket dëshirës së lojtarit për të shkuar te Milani: “Është një djalosh interesant, Milani dëshiron ta blejë dhe besoj se po punon seriozisht në këtë drejtim. Tani për tani, Allegri po punon me grupin që ka në dispozicion, gjithmonë thekson se është shumë i kënaqur me përkushtimin dhe angazhimin e lojtarëve. Të gjithë e dimë që mungojnë disa pjesë në skuadër, por nuk ka frikë apo presion se grupi nuk do të kompletohet. Max është i bindur se kjo do të ndodhë në kohën e duhur”.
Kujtojmë që ndeshja e parë zyrtare e Milanit për sezonin e ri do të luhet më 17 gusht, në Kupën e Italisë, kundër Barit.
The post “Thumb” për Igli Tare? Agjenti i Allegrit “driblon” Jasharin: A jeni të sigurt që e ka kërkuar trajneri? appeared first on Telesport.