“ThuLa” në provën e derbit, sërish bashkë në ndeshjen më të rëndësishme

Tek Interi, këtë sezon ndihet më shumë se kurrë rëndësia e alternativave në sulm. Në letër, dyshja titullare është Lautaro Martinez–Marcus Thuram (ThuLa), por realiteti ka qenë ndryshe. Ata kanë luajtur bashkë vetëm 5 ndeshje (4 në kampionat, 1 në Champions), me 3 fitore dhe 2 humbje, për gjithsej 351 minuta.

Ndërkohë, Lautaro ka luajtur 355 minuta me Bonny dhe 436 minuta me Pio Esposito. Arsyeja kryesore ishte dëmtimi i bicepsit femoral të Thuram, i cili mungoi 6 ndeshje gjatë gjithë tetorit. Ka pasur edhe 4 ndeshje të tjera ku të dy ishin të grumbulluar, por nuk u aktivizuan së bashku.

Megjithatë, skuadra e Chivu nuk ka vuajtur, falë Bonny dhe Pio Espositos. Interi është i pari në Serie A dhe i treti në Champions, me pikë të barabarta me Bayern Munich dhe Arsenal, si dhe ka sulmin më të mirë të Serie A. Për derbin e Madoninës, pritet rritje e minutazhit të dyshes “ThuLa”, që mund ta ndryshojë serinë prej 5 derbesh pa fitore.

The post “ThuLa” në provën e derbit, sërish bashkë në ndeshjen më të rëndësishme appeared first on Telesport.