Thuajse zyrtare, sulmuesi largohet nga Barcelona dhe ka gati firmën me Bragën. Ja detajet

I transferuar verën e kaluar për 2.7 milionë euro nga Girona, Pau Victor duket se do ta mbyllë shpejt aventurën te Barcelona, vetëm pas një sezoni. 23-vjeçari do largohet nga Barcelona, për shkak të minutave të pakta që ka pasur në dispozicion vitin e kaluar, vetëm 379 minuta në total, gjë që me siguri do përsëritej edhe këtë sezon, pasi spanjolli nuk është në planet e Hansi Flick.

“The Athletic” raporton se Pau Victor është drejt transferimit te Braga në Portugali, për 12 milionë euro direkt plus 3 milionë euro bonuse, në total 15 milionë euro. Po ashtu në marrëveshje Barcelona do të mbajë një përqindje të caktuar për shitjen e tij të radhës në të ardhmen dhe një klauzolë riblerje.

Pau Victor nuk është lojtari i vetëm që do të largohet nga Barcelona në këtë verë. Në listë janë edhe emra të tjerë, ku padyshim më shumë në sy bie emri i Marc Andre ter Stegen, të cilit edhe pse i është bërë i ditur vendimi për t’u larguar, ai sërish nuk pranon, të paktën deri tani.

The post Thuajse zyrtare, sulmuesi largohet nga Barcelona dhe ka gati firmën me Bragën. Ja detajet appeared first on Telesport.